Ka ndodhur

Tentoi të trafikonte pistoletë drejt Gjermanisë, kapet në Rinas shqiptari me shtetësi kanadeze

Gazeta Si – Një shqiptar me banim në Kanada, i identifikuar si Arben Qinami është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të trafikonte një armë zjarri tip “pistoletë” drejt Gjermanisë.

Arma e zjarrit u zbulua nëpërmjet një kontrolli të skanerit në bagazhet e shqiptarit. Në karikatorin e pistoletës ishin 4 plumba të cilët u sekuestruan gjithashtu nën cilësinë e provës materiale.

Ndaj shqiptarit rëndon akuza e trafikut të armëve dhe municionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë