Gazeta Si – Një 59-vjeçar është arrestuar për shitje droge në Dibër, teksa qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të pikës kufitare të Bllatës.
Në momentin që automjeti ka mbërritur në pikën kufitare të Bllatës, janë ushtruar kontrolle të imtësishme në automjet, ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë.
Gjithashtu janë bërë kontrolle edhe në banesën e tij, ku u gjetën 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit R.Ç.
Nga hetimet paraprake rezultoi se 59-vjeçari e ushtronte këtë veprimtari edhe në qytetin e Peshkopisë në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme dhe së fundmi po tentonte të trafikonte kokainë në sasi të vogla drejt Maqedonisë së Veriut me qëllim shitjen e saj në doza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




