Gazeta Si – Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Portin e Durrësit në dalje të Shqipërisë, pasi tentoi të trafikonte në Francë një armë zjarri.
I arrestuari është Valmir Ademi nga Kosova, i cili është rezident në Francë. Në makinën e tij Fiat 500 u gjet e fshehur pistoleta dhe 2 krehëra të saj.
Policia kishte informacion se 21-vjeçari po tentonte të trafikonte pistoletën drejt Francës. Nga kontrollet në makinën, arma u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa i riu akuzohet për trafikim të armëve dhe municionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



