Ka ndodhur

Tentoi të shuante zjarrin që ndezi në tokën e tij, 60-vjeçari humb jetën i asfiksuar

Gazeta Si – Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Krutje të Lushnjës këtë të hënë.

Policia thotë se dyshohet se viktima është asfiksuar nga zjarri, pasi rezulton se ai kishte ndezur një zjarr në tokën e tij dhe pasi ka tentuar ta shuajë atë, është asfiksuar.

Megjithatë për rastin kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë