Ka ndodhur

Tentoi të shiste një pistoletë në Tiranë, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

Gazeta Si – Një 24 vjeçar me iniciale B.M., është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur teksa mbante një pistoletë me vete.

Sipas policisë, i riu me banim në Kukës, kishte në plan ta shiste armën e zjarrit në kryeqytet.

Gjatë operacionit të zhvilluar, u procedua penalisht edhe 23 vjeçari D.I i cili ishte nën shoqërinë e të riut të armatosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë