Ka ndodhur

Tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Nga Gazeta Si – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë arrestuar një 30-vjeçar i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lunar, në Selishtë.

Policia thotë se në pranga ra G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë