Gazeta Si – Kryetari i Njësisë Administrative të Fushës Kuqes në Kurbin, është ndaluar me iniciativë nga policia.
Sipas një njoftimi zyrtar, thuhet se 55-vjeçari K.M., tentoi të përfitonte në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin K.(F.) M., 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.