Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për tentativë për përdhunim ndaj një gruaje.
Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar R. C., 40 vjeç, i cili dyshohet se më datë 6 korrik ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 35-vjeçare, në banesën e saj.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, dhe u arrestua disa ditë më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




