Gazeta Si – Një qytetar amerikan u qëllua dhe u vra në përpjekje për të rrëmbyer një aeroplan të vogël pasagjerësh në Belize, duke plagosur dy persona në bordin e avionit, ku ndodheshin 14 pasagjerë.
Burri, i identifikuar si Akinyela Sawa Taylor, fillimisht kërcënoi të gjithë me thikë dhe më pas plagosi dy persona, ku një prej tyre e goditi me thikë në shpinë.
Më pas, ai urdhëroi pilotin që ta nxirrte jashtë vendit, por u qëllua në gjoks nga një pasagjer tjetër, i cili hapi zjarr me pistoletën e tij.
Pasi fluturoi mbi bregdetin pranë qytetit të Belize, pothuajse pa karburant, avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Philip Goldson.
Taylor u shpall i vdekur në një spital lokal dhe pasagjeri i goditur me thikë është në gjendje kritike.
Policia ka hapur një hetim mbi motivin e rrëmbimit, me komisionerin e policisë së Belizesë, Chester Ëilliams, duke thënë se Taylor, i cili besohet të jetë një veteran lufte, i ishte refuzuar më parë hyrja në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.