Gazeta Si – Një 34-vjeçar me iniciale B.P., me precedent të mëpërparshëm penal, është arrestuar pas një operacioni policor në Shkodër.
Sipas burimeve policore, ai ka hedhur armën e zjarrit që mbante pa leje dhe ka tentuar të largohet me vrap. Mirëpo, pas ndjekjes intensive, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e të riut, i cili banontë në lagjen “Ndoc Mazi”.
Më herët ai është akuzuar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




