Gazeta Si – Një 79-vjeçar me iniciale A.F., është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë mëngjesin e kësaj të hëne.
Mësohet se i moshuari nuk ka hipur në mbikalim, por ka kaluar mbi trafikndarësen mes dy rrugëve.
Në momentin që u fut në rrugë, është përplasur nga një furgon që po kalonte në këtë aks. Mjeti drejtohej nga një 27-vjeçar me iniciale H.F., i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e këtij aksident
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.