Ka ndodhur

Tentoi të kalonte euro dhe paund të padeklaruara në Portin e Sarandës, nën hetim 32-vjeçari anglez

Gazeta Si – Një 32-vjeçar nga Britania e Madhe, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi i është gjetur një sasi e konsiderueshme valitë e huaj e padeklaruar në pikën e kalimit kufitar në Portin e Sarandës.

Sipas policisë, mbrëmjen e së dielës në orën 18:30, në dalje të kësaj pike kufitare, gjatë kontrollit ndaj shtetasit David Anthony Rice, lindur e banues në Liverpul, është gjetur një sasi në vlerën 9.700 euro dhe 1.050 paund britanikë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për rrjedhojë, 32-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë ng autpritetet policore të Sarandës për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe  sendeve me vlerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë