Ka ndodhur

Tentoi të kalojë në kufi 17-vjeçaren në bagazhin e makinës, prangoset 23-vjeçari

foto ilustruese per policine

Gazeta Si – Një 17-vjeçare u gjet e fshehur në bagazhin e një makine, duke tentuar të futej ilegalisht në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë Prushit në Kukës.

Policia thotë se automjeti drejtohej nga një 23-vjeçar me iniciale D.Ll. rezident në Londër, i cili u arrestua në flagrancë.

Ndërsa pasagjer në këtë mjet ishte një i mitur 17 vjeç banues në Kosovë, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Të dy akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa vajza 17-vjeçare e fshehur në bagazhin e makinës akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Edhe ajo u procedua në gjendje të lirë.

E mitura u gjet e fshehur në bagazh gjatë kontrollit në vijën e dytë autoritetet doganore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë