Një 63-vjeçar i infektuar me Covid-19 ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Kakavijës.
Gjatë kontrollit në kufi, vlonjatit i është zbuluar testi pozitiv, ndaj dhe është gjobitur me 700 mijë lekë, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tij.
“Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, 63-vjeçarit i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




