Gazeta Si – Një 18-vjeçar, me iniciale D.A., është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer katër vepra penale, vjedhje, vjedhje me dhunë të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim i pronës.
Sipas policisë, i riu në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ka tentuar që të grabisë me dhunë tre turiste italiane në lagjen nr.13 të Durrësit.
Gjithashtu, në datat 27 dhe 28 prill, Abazi ka thyer xhamat e dy automjeteve për të marrë sende personale.
Në banesën e adoleshentit, u gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura. Në momentin kur po shoqërohej për në komisariat, i riu siç shihet edhe nga videoja e publikuar, nxiton për të mos u ekspozuar shumë para kamerës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.