Gazeta Si – Një 65 vjeçar është arrestuar në Plug të Lushnjës, pasi qëlloi me armë zjarri pronarin e ambientit ku shkoi për të vedhur.
Sipas policisë, D.D., 65 vjeç, kishte hyrë gjatë natës për të vjedhur në kasollen e F.M., 66 vjeç. Kur ky i fundit e kishte pikasur, autori e kishte qëlluar me armë zjarri.
Për pasojë, pronari i banesës u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi u plagos nga të shtënat me armë gjahu. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ku fillimisht u dërgua në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Ndërkohë, tre ditë më parë, në stanin e tij u vodhën 4 krerë bagëti (dele).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.