Ka ndodhur

Tentoi të fusë qindra paketa me cigare kontrabandë në Shqipëri

Gazeta Si – Një shofer kamioni, 32-vjeç me iniciale B.S., nga Durrësi, është arrestuar në flagrancë, pasi po tentonte të fuste mallra kontrabandë në vendin tonë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, gjatë kontrollit në kamionin e 32-vjeçarit gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare, të cilat po tentonte t’i fuste kontrabandë në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë