Ka ndodhur

Tentoi të fusë kontrabandë steka cigaresh dhe ushqime, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

Nga Gazeta ‘Si’- Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kapshticë, pasi tentoi të fusë kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore.

Ai u kap pas kontrollit në automjet, ku u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat 48-vjeçari nuk i kishte deklaruar.

Policia sekuestroi mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë