Shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42 vjeçarin Altjon Sulejmanaj, autori i dyshuar i vënies së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e moshuar Shaqir dhe Selside Sulejmanaj.
Në sallën e gjyqit gjatë marrjes në pyetje 42 vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë.
Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen gjyqtaria ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psikiatrik për 42 vjeçarin.
Ngjarja nisi kur 42-vjeçari kërkoi nga babai i tij një shumë të vogël parash, të cilën ky i fundit refuzoi t’ia japë.
Ky refuzim duket se e ka nxitur Sulejmanajn të veprojë me dhunë, duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke e vënë zjarrin, pa shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.