Ka ndodhur

Tentoi të digjte një lokal, arrestohet 40-vjeçari në Fier

Gazeta Si - Një lokal në lagjen “Apollonia” në Fier është përfshirë nga flakët, pasi dyshohet se 40-vjeçari me iniciale A.S., për motive të dobëta ka hedhur një sasi të vogël lënde djegëse. Policia thotë se për pasojë është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan 40-vjeçarin banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Lokali është në pronësi të qytetarit me iniciale S.M. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë