Ka ndodhur

Tentoi të dalë nga Shqipëria, arrestohet në Muriqan polaku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Gazeta Si – Një 48-vjeçar nga Polonia është arrestuar në Pikën Kufitare Muriqan pasi tentoi të dilte nga Shqipëria teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet polake.

Sipas asj që njofton policia i ndaluari akuzohet për pjesëmarrje në një organizate kriminale për shitje online të substancave të rrezikshme për shëndetin.

“Për rreth 3 vjet (2018-2021), organizata kriminale në të cilën merrte pjesë shtetasi G. (D.) H. shiste online, pa pasur licencë, substanca të rrezikshme për shëndetin, të cilat nuk përmbushnin kriteret e cilësisë,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë