Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër është tentuar të vidhet gjatë natës. Stafi pedagogjik kur ka mbërritur mëngjesin e të enjtes në punë, ka konstatuar xhama të thyer në ambientet e shkollës. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga keqbërësit.
Shpesh herë ky objekt ka rënë pre e grabitjeve gjatë kohëve të fundit. Keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës, duke e dëmtuar atë. Për pasojë procesi mësimor është pezulluar.
Sipas informacioneve paraprake, ka pasur dëmtime të orendive mësimore në klasa, ndërkohë që tentativa e grabitësve për të depërtuar në zyrën e drejtorisë ka dështuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




