Bota

Tentativë për grusht shteti në Bolivi, ushtria mësyn në pallatin qeveritar

Forca të armatosura të ushtrisë dhe automjete të blinduara u përplasën në dyert e pallatit qeveritar të Bolivisë të mërkurën, ndërsa një zyrtar i lartë i qeverisë paralajmëroi për një përpjekje për grusht shteti.

Ndërkohë Presidenti i Bolivisë Luis Arce ka kërkuar që demokracia të “respektohet” pasi ushtarët u raportuan se ishin zhvendosur në qendër të La Paz.

Videot e bera publike tregojnë automjete të blinduara dhe ushtarë në sheshin Murillo, në qendër të kryeqytetit La Paz.

Hyrja e pallatit presidencial u përplas nga një automjet i blinduar. Ish-presidenti Evo Morales paralajmëroi për një “grusht shteti” të afërt, duke akuzuar gjeneralin Juan José Zúñiga për planifikimin e marrjes së pushtetit dhe duke u bërë thirrje mbështetësve të godasin dhe të bllokojnë rrugët.

“Tre shefat e forcave të armatosura kanë ardhur për të shprehur shqetësimin tonë. Do të ketë një kabinet të ri ministrash, me siguri gjërat do të ndryshojnë, por vendi ynë nuk mund të vazhdojë më kështu” tha gjenerali Juan Jose Zuniga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë