Kosova

Tensionohet situata në Zveçan, sulmohet një makine policie

Një automjet që ishte duke qarkulluar nga objekti i komunës së Zveçanit, në drejtim të Mitrovicës ka thyer xhamat e një makine të Policisë së Kosovës.

Automjeti që sulmoi makinën e Policisë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan raporton se në orën e fundit vërehet tensionim i situatës në këtë qytet. Serbët lokalë e ka nisur protestën para objektit komunal, prej mëngjesit.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë,teksa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë