Gazeta Si – Përplasjet e fundit me një pjesë të tifozërisë napoletane kanë bërë që organet kompetente të marrin masa për të garantuar sigurinë e presidentit të skuadrës, Aurelio De Laurentis.
Nuk është zbutur klima e tensionit në Napoli mes presidentit Aurelio De Laurentis dhe pjesës së ashpër të tifozëve, ndaj dhe drejtuesit kryesor të skuadrës që po fiton titullin në Serinë A i është vënë në dispozicion një eskortë mbrojtëse.

Vendimi është marrë nga Prefektura e Napolit, duke parë situatën e fundit. Presidenti De Laurentis ka dalë kundër sjelljes së një grupi tifozësh dhe më pas situata është acaruar.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit në shtëpi ndaj Milanit tifozët qëndruan në heshtje, duke protestuar kështu për çmimet e larta të biletave, si dhe aplikimin e masave shumë të ashpra në lidhje me banderolat dhe flamujt që duhen futur në stadiumin ‘Maradona’.
Më parë presidenti i Napolit ka mbajtur një qëndrim të prerë për sjelljen e dhunshme të ultravse, duke theksuar se në Itali duhet të aplikohet ‘Ligji Thatcher”, si në Anglinë e viteve ’80.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




