Kosova

FOTO / Përleshje në Kosovë, protestuesit serbë në Zveçan plagosin 30 ushtarë të KFOR-it me molotov

Gazeta Si - Në përleshjet e rënda me demonstruesit serbë në Zveçan, në veri të vendit, janë plagosur pas goditjes me molotov 30 ushtarë të KFOR-it, forca e NATO-s në Kosovë, mes të cilëve 11 italianë.

Sipas mediave italiane, nga 11 ushtarët e plagosur, tre janë të rëndë, por jo në rrezik për jetën, edhe pse kanë pësuar djegie dhe fraktura.

Protestat shpërthyen në katër komuna ku kishte zgjedhje komunale. Në Zveçan demonstruesit serbë demonstruan kundër inaugurimit të kryetarit të ri të etnisë shqiptare dhe u kërkua ndërhyrja e policisë.

Disa patrulla të izoluara kërkuan ndihmën e personelit të KFOR-it, duke përfshirë ushtarë italianë dhe filluan të qëllonin.

Disa ushtarë të plagosur kanë pësuar djegie, tre fraktura të lehta, por asnjë nuk është në rrezik për jetën.

“Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italianë dhe hungarezë të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra të cilat rezultuan me trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, - thuhet në njoftimin e KFOR-it

Misioni paqeruajtës shton se ushtarët e plagosur janë duke u trajtuar nga njësitë mjekësore të KFOR-it dhe aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

Sakaq, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka shkruar në një postim në Tëitter: “Dua të shpreh solidaritetin me ushtarët e misionit të KFOR-it, të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare”, ka thënë ai. “Ushtarët italianë vazhdojnë të angazhohen për paqen”, nënvizoi ai.

Gjatë pasdites këtë të hënë, misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që u dëgjuan edhe sirena.

Aktualisht, protestat e serbëve që refuzojnë të qeverisën nga kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme, vazhdojnë në Zveçan dhe Leposaviç. Më e qetë paraqitet situata në Zubin Potok, kur turma u shpërnda.

Në tre komunat e veriut, u bë betimi i kryetarëve të rinj në 25 maj. Një ditë më pas, me ndihmën e policisë, ata u përpoqën të hyjnë në institucion për të nisur punën, por u ndeshën me kundërshtimin e ashpër të serbëve.

Këta të fundit janë mbledhur në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Serbët kanë sulmuar edhe ekipet e mediave shqiptare, që po raportojnë situatën.

Protestuesit kanë djegur edhe makinën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën "Z", që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Të hënën, KFOR bëri të ditur se ka shtuar prezencën në këto tri komuna, ku që nga 26 maji janë rritur tensionet.

Ky mision tha se në linjë me mandatin që ka është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë