Si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, dhe lëndimit të 30 pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në atë pjesë, aleanca veri-atlantike ka dislokuar forca shtesë.
NATO-ja e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në Twitter.
NATO Deploys Additional Forces to Kosovo Force
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) May 30, 2023
In response to recent unrest and the injury of 30 members of
NATO’s Kosovo Force, NATO has directed the deployment of the Operational Reserve
Forces (ORF) for the Western Balkans, which was on a seven-day readiness-to-deploy
status.
Pjesëtarë të KFOR-it janë përleshur të hënën, 29 maj, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale.
Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë që KFOR-I të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.
Admirali Stuart B. Munsch, komandant i NATO-s për forcat në Napoli, i ka përgëzuar ushtarët e KFOR-it për reagimin e shpejtë dhe të përmbajtur, për të parandaluar trazirat dhe për të shpëtuar jetë.
“Dhuna duhet të ndalet, dhe të gjitha palët duhet të shmangin veprime që minojnë paqen në Kosovë”, ka thënë Munsch.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




