Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, lidhur me sulmet e egra të protestuesve serbë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.
Kurti ka shkruar në Twitter se në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.
Spoke w/ 🇬🇧 SE Lord Stuart Peach about the outrageous attacks on Police, KFOR & journalists. In a democracy there is no place for fascist violence—no appeal from ballot to bullet. Citizens of all ethnicities have a right to full & unencumbered service of their elected officials.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023
“Fola me SE Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.
Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Dje (e hënë), protestuesit me maska edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur sende të ndryshme derisa kanë dëmtuar makina të mediave, duke e djegur tërësisht makinën e një televizioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




