Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita në këtë seancë të të legjislaturës së re në Kuvend.
Në një postim në X ai ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur me situatën e krijuar sot në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.
Rama shkruan se Diella e ka këshilluar të mos e pengojë kundërshtarin kur gabon.
“Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka qenë përgjigja e Diellës për kryeministrin.
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha:
— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2025
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet e pyeta?
Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon😬
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




