Politike

Tensionet në Kuvend, etika përjashton 10 ditë Elda Hotin dhe Petrit Dodën

Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Elda Hoti hapi dy shishe që tha se ishin me parfum dhe spërkati disa karrige. Me dyshimin se bëhej fjalë për lëndë djegëse, garda ndërhyri ta neutralizonte.

“Je e përjashtuar, ke vënë në rrezik deputetët. Prokuroria dhe SPAK duhet të hetojë. Garda të verifikojë çfarë lënde ishte”, u shpreh kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Ministri i Brendshëm njoftoi se do të bëhej padi për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa kryeparlamentarja deklaroi se kishte nuhatur benzinë në sallë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë