Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i përket zhvillimeve më të fundit në Kosovë, ku serbët janë tërhequr nga të gjitha nivelet e përfaqësimit në institucione.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar, duke e cilësuar si të acaruar.
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të planit franko-gjerman, bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dalog mes Kosovës dhe Serbisë”, – shkruan Rama në reagim e tij.
Kryeministri shqiptar thekson se Prishtina ka të drejtë që të ketë rezerva për krijimin e asociacionit, por kërkon nga qeveria Kurti që të dialogojë me qëllim që të mos humbasë aleatët.
“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për asociacionin e komunave serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët, kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!” e mbyll reagimin e tij kryeministri shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




