Politike

Tensionet jashtë Kuvendit/ Noka tenton t’i vërë zjarrin banderolës. Sula djeg xhaketën

Nga Gazeta ‘Si’-  Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lyer me benzinë banderolën para Kuvendit të vendosur mbi barrierat metalike.

Pasi kanë tentuar ta djegin, banderola ku shkruhet “Edi Rama mafia” nuk ka marrë flakë.

Më pas, deputetët demokratë i kanë vendosur zjarrin xhaketës së deputetit Dashnor Sula në mënyrë që ta hidhnin mbi banderolën, por ndërhyri Garda.

Punonjësit e Gardës hoqën fillimisht xhaketën në flakë dhe më pas banderolën. Bidonin e benzinës më pas Noka ua hodhi gardistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë