Gazeta Si – Një orë nga mbyllja zyrtare e orarit zyrtar të votimit, Partia Demokratike ka denoncuar një rast të shkeljes së ligjit pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Sipas PD, “administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohet se zotëron materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve”.
Ndërkohë socialisti Erion Braçe ka bërë me dije se kjo është një zyrë pune, ndërsa ai vijon të ndodhet brenda saj.
Sakaq, ka prezencë të lartë forcave të rendit, ndërsa deri nuk ka ende një deklaratë për incidentin në fjalë.

Megjithatë pritet që të ketë një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
Sipas Këlliçit në zyrë ka dokumente, kompjuterë dhe telefona dhe ngre shqetësimin se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Task Forca e SPAK për krimet zgjedhore.
“Ka ardhur policia dhe kërkoj të shoh vendngjarjen. Unë i them që ikën njerëzit me vrap. Brace thotë që kjo është zyra dhe këta janë njerëzit e mi. Dhe kur e pyetën kush janë njerëzit që ikën më vrap thotë nuk i njoh le ti gjejë Belindi. Kjo është një zyrë e paligjshme, të këqyren telefonat dhe pajisjet elektronike. SPAK-ut i kemi telefonuar dy herë. Nuk u përgjigj, nuk ka një qëndrim. Nëse nuk ka një krim zgjedhor përse këta persona ikën me vrap. Unë i njoh emër për emër të gjithë ata që janë pjesë e fushatës së PD. Përse kishte harta, përse kishte lap top”, tha Këlliçi.
Për ngjarjen është pyetur edhe kandidati për deputet Erion Braçe, tha se ‘padijenia është gjë e rëndë’.
“Është pjesë e një strukturë të plotë kriminale që ka tentuar tre ditët e fundit të mbyllin socialistët në shtëpi. Të mos lejojnë asgjë. E pyeta Belind Këlliçin aty brenda ‘unë ty të kam prekur qoftë një votë të vetme?”. Jo asgjë, më tha”, u shpreh Braçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.