Ka ndodhur

Tensione në një QV në Tiranë, policia nxjerr jashtë vëzhguesit dhe gazetarët (Video)

Nga Gazeta Si- Është tensionuar situata në një qendër numërimi në Tiranë, pasi KZAZ ka dhënë urdhër që të nxirren jashtë vëzhgues të partive politike dhe gazetarët.

Ngjarja ka ndodhur sepse 6 vota të Partisë ‘Mundësia’ janë shpallur të pavlefshme, çka nuk është pranuar nga Agron Shehaj, i cili ka debatuar me komisionerët, të cilët kanë thirrur policinë për të nxjerrë jashtë vëzhguesit por edhe gazetarët. Ndërkohë ka ndërhyrë kryetari i “Mundësia”, i cili u shpreh se “duhet të na nxirrni jashtë”.

“Duhet të tërhiqni zvarrë sepse po vidhen votat. Jemi këtu vëzhgues, kemi një të drejtë të jemi vëzhgues, nuk kërkojmë qiqra në hell”, tha Shehaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë