Politike

Tensione në Kuvend / Flamur Noka tenton të godasë Taulant Ballën, e ndalojnë gardistët! Spiropali e përjashton (video)

Nga Gazeta ‘Si’-Deputetët socialistë dhe opozitarë janë përplasur ashpër të enjten në seancë plenare, për shkak të debateve rreth arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sherri është përshkallëzuar kur në foltore është afruar Taulant Balla, ku disa deputetë të Partisë Demokratike kanë tentuar ta pengojnë të flasë, duke bërë që të ndërhyjnë efektivët e Gardës së Republikës.

Gjatë shkëmbimeve të akuzave, në një moment, Balla iu drejtua Sali Berishës, duke iu referuar Flamur Nokës: “Merre këtë, se është i çmendur”.

Noka humbi kontrollin duke iu vërsulur vendit ku qëndronte Taulant Balla. Në vërshim e sipër, Noka hodhi në tokë një gardist e më pas mori një shishe ujë e goditi me të Ballën.

Flamur Noka u përjashtua nga seanca. Gjatë përplasjeve edhe deputeti Petrit Doda madje është parë të heqë edhe rripin e pantallonave duke tentuar të godasë Ballën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë