Është zhvilluar mes tensionesh dhe debatesh që janë përshkallëzuar deri në sharje e ofendime mbledhja e djeshme e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila është mbyllur në orët e para të mëngjesit.
Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.
Ky vendim solli tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani afër.
Disa deputetët kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri.
Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.
Gjate largimit, deputetet janë share dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahej mbledhja. Mbështetësit e Bashës i kanë prerë rrugën Bardhit, Korreshit dhe Sulës duke i sharë dhe ofenduar.
Madje në momentet kur deputetët po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi në dhunë fizike ndaj deputetëve.
Pasi refuzoi të merrte drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dhënë dorëheqjen edhe si nënkryetare e partisë. Ky vendim i saj erdhi pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, e cila u zhvillua mes debateve të ashpra dhe tensioneve, ku një pjesë e deputetëve përfshirë Gazment Bardhin u larguan nga mbledhja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



