Bota

Tensione në Bosnjë, pengohet arrestimi i Milorad Dodik! Policia e Republikës Sërpksa rrethon ndërtesën

Nga Gazeta ‘Si’- Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, ditën e djeshme  kanë arritur pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA).

Sipas informacionit  në media pjesëtarët e SIPA-s kanë tentuar ta arrestojnë Dodikun, por këtij veprimi i janë kundërvënë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe. Gjatë përpjekjes për arrestim nuk është përdorur forcë.

Policët janë duke penguar hyrjen në godinë, edhe pse nuk ka nuk një konfirmim zyrtar nëse kreu i entitetit serb të Bosnjës ndodhet brenda saj.

“Mund të konfirmoj se pjesëtarët e SIPA-s kanë qenë në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, duke vepruar sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës në lidhje me veprën penale – moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ata kanë tentuar ta zbatojnë këtë urdhër, por janë penguar nga MPB-ja”, deklaroi zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiq.

Në muajin shkurt, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës dha një vendim në shkallën e parë, me të cilin presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, u dënua me një vit burg për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Përveç dënimit me burg, atij i  është   raportuar edhe masa e sigurisë që i ndalon ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Serbe për një periudhë prej gjashtë vitesh, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Më herët gjatë ditës, Dodik ka arritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore, ku planifikon të mbajë një takim me kryetarin e bashkisë dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë