Gazeta Si – Gjatë ballafaqimit me njëri-tjetrin në sallë, Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj janë përplasur gjatë seancës së kësaj të premteje në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tensionet kanë qenë aq të forta, saqë për shkak të fjalorit jo etik, gjykata vendosi të largojë nga seanca Dervishajn dhe ta ndërpresë seancën për disa minuta.
Sipas burimeve, Dervishaj, i akuzuar se ka urdhëruar atentatin ndaj Arjan Ndoj, ka ofenduar nga gruaja Alibejn, i cili po dëshmon për këtë ngjarje në cilësinë e të penduarit të drejtësisë. Kjo ka bërë që togat e zeza ta nxjerrin atë nga salla.
Dervishaj reagoi ashpër, pasi Alibej rrëfeu takimet mes tyre dhe atë çfarë dinte lidhur me prokurorin që u krye ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019-ën.
“Të ishe aq trim ti, merrje hakun e vëllait. Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim djalë”- mësohet të ketë thënë mes të tjerash Dervishaj teksa u nxorr nga salla.
Ilia Ilia, avokati i Plarent Dervishaj, pyet Erion Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk është se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.
Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.
Erion Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë mendoj se këtu janë “gjuajtësit”.
Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo e kërkove ti?
Erion Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.
Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.
Erion Alibej: Kolegët e tu.
Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djalë
Më herët, Alibej rrëfeu edhe takimin e parë që kishte patur me Dervishajn dhe kodet që ky i fundit përdorte në aplikacionet e koduara si “SkyEcc” dhe “Encrochat”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.