Futboll

Tension te Barcelona: protesta për çështjen Messi, tifozët pushtojnë zyrat e klubit dhe “Camp Nou” (video)

Momente tensioni në “Camp Nou”. Rreth dyqind tifozë të Barcelonës u mblodhën në zonën e stadiumit pranë zyrave të klubit për të protestuar kundër lamtumirës së mundshme të idhullit të tyre Leo Messi: thirrje për argjentinasin dhe parulla kundër presidentit Bartomeu.

Sidoqoftë, një grup, duke përfituar nga kalimi i një kamioni, dolën të hyjnë në stadium, teksa personeli i sigurimit nuk qe në gjendje t’i parandalonte. U desh ndërhyrja e policisë që ta kthente situatën në normalitet.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=weVkVwNR5NM&feature=emb_title

Një episod që e mban Barcelona në gatishmëri maksimale, të vetëdijshëm se çfarë mund të shkaktojë lamtumira e Messit. Argjentinasi pritet të paraqitet ne zyrat e klubit të dielën e ardhshme, në mënyrë që të përcaktojë përfundimisht të ardhmen e tij.

Lamtumira po afrohet, por Koeman dhe drejtuesit shpresojnë të arrijnë ta bindin atë të qëndrojë vitin e ardhshëm, në mënyrë që të vazhdojë një histori magjike që filloi gati njëzet vjet më parë dhe plot me trofe. Messi ka rimuar gjithmonë me Barcelona: a do të jetë akoma kështu?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë