Gazeta Si – E dinte mirë Fred Vaseur që do të ishte e vështirë, por jo kaq shumë e vështirë menjëherë. Pas Bahrejnit kërkoi pak kohë për të rregulluar paraqitjen dhe qëndrueshmërinë, për të reaguar pas telasheve që kushtëzuan garën e SF-23 të Leklerk. Por që atëherë duhet të ketë ndërruar mendje.
Drejtuesi i Ferrarit ka bekuar kalendarin dhe mundësinë për t’u kthyer në pistë këtë fundjavë në Arabinë Saudite. Më mirë të garosh se të merresh me polemikat dhe zërat pas lamtumirës së David Sançez. Qëllimi është që makinat Ferrari të garojnë më mirë se në Bahrejn dhe mbi të gjitha ta përfundojnë garën.

Rreziku i parë për t’u shmangur është një tjetër tërheqje e mundshme. Një rrezik konkret. Në Sakhir Leklerk ndërroi çentralinon para garës dhe ajo që u vendos e re u dëmtua nga defekti që e detyroi francezin të tërhiqej. Pra, nuk është më e përdorshme dhe ky është një shqetësim i madh.
Nëse Ferrari instalon një të tretë, ka një penalitet prej 10 pozicionesh në nisje dhe do të ishte një tjetër garë e shkatërruar. Këtë Ferrari dhe Leklerk nuk mund ta lejojnë.
Në Bahrejn, një tjetër konstatim ishte diferenca e madhe me Red Bullin: 48 sekonda të Karlos Sainz ndaj Maks Vershtapen. Përveç parakalimit shqetësues të Aston Martin të Fernando Alonsos. Vaseur, Ferrari dhe tifozët e shohin Jedah si një cirkuit miqësor dhe mendojnë se asfalti do të jetë më pak konsumues për gomat.
E përkthyer më thjeshtë: nëse vërtet Red Bull-i i kampionit Maks Vershtapen është i pakapshëm, të paktën dy Ferrarit duhet të luftojnë menjëherë pas tij, jo të distancuara, të tregojnë progres për të menduar se në Sakhir ishte një lloj furtune perfekte. Është thelbësore për të gjithë, sidomos për Leklerk, që nga ajo garë doli me moralin përtokë.
Ai ka dyshime, jo më kot ka folur me presidentin John Elkan. Tani duhet një paraqitje bindëse, Leklerk është i lodhur me këto situata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



