Përfaqësues të PD-së kanë bllokuar sot një automjet në Maqellarë të Dibrës, me dyshimin se socialistët po shpërndanin para në këmbim të votave.
Mësohet se ata kanë njoftuar policinë dhe prokurorinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje të situatës së tensionuar nga kandidati demokrat për deputet në Dibër, Xhelal Mziu.
Më pas ka mbërritur policia, ndërsa nuk bëhet e qartë sa qëndron pretendimi i përfaqësuesve të PD-së, lidhur me ndalimin e automjetit.
Prej ditësh, Partia Demokratike ka denoncuar disa raste të shit-blerjes së votës në këmbim të parave në prag të zgjedhjeve.
Një rast i pretenduar i tillë, i mohuar më pas nga Policia e Shtetit, shkaktoi gati një masakër në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë pas një përplasjeje me armë zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




