Gazeta Si – Dje ruse, sot gjeorgjiane. Tenistja ruse Natela Dzalamidze ka vendosur të ndërrojë nënshtesësi për të marrë pjesë në turneun e Uimbëlldonit. 29-vjeçarja ka marrë pasaportën gjeorgjiane për të luajtur në Londër.
Organizatorët e turneut britanik vendosën në prill të mos lejojnë të marrin pjesë sportistët rusë dhe bjellorusë. Një vendim që lidhet me pushtimin e Ukrainës nga ana e qeverisë së Moskës.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘The Times’. Natela Dzalamidze, numri 44 i klasifikimit ATP, është specialiste e lojës në çift. Tenistja ruse do të luajë bashkë me serben Aleksandra Kruniç. Një zëdhënës i ‘All England Club’, duke folur për ‘The Times’, ka thënë se çështja e Dzalamide do të diskutohet sërish.
Ka edhe një mundësi që të ketë masa të tjera në këtë rast. “Nënshtetësia e lojtarëve, e përcaktuar si flamuri me të cilin luhet në eventet profesioniste, është një proces i rakordua nga turret dhe ITF (Internation Tennis Federation)”, – ka thënë zëdhënësi.
Vendimi i Uimbëlldonit u pasua me shumë polemika. ATP dhe WTA vendosën madje të heqin pikët në klasifikim nga turneu britanik. Asnjë turne Grande Slam nuk e ka ndjekur shembullin e Uimbëlldonit.
Organizatorët e Us Open njoftuan së fundi se lojtarët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë me flamur neutral. Vendimi i Uimbëlldonit privoi shumë ‘top player’ meshkuj dhe femra. Danil Medvedev mbi të gjithë, numri 1 në botë, por edhe Andrei Rublev dhe Viktoria Azarenka. Tani tenistja ruse e ka gjetur zgjidhjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



