Lojëra me Dore

Tenisi hedh idenë e ‘Premier Tour’, një kalendar me turne të mëdhenj në stilin F.1 dhe golf

Gazeta Si – Po diskutohet për një afrim të mundshëm të Masters 1000 me turnetë Slam, duke krijuar një cirkuit elite me më pak ndeshje për tenistët big, në mënyrë që administrohen më mirë paraqitjet e tyre.

Një revolucion në tenis? Pikëpyetja qëndron, sepse flitet ende për një fazë bisedimesh, por sipas ‘The Athletic’ vërtet së shpejti mund të ketë një ndryshim radikal në kalendarin e tenisit. Në formën aktuale të tij kalendari është shumë i ngjeshur dhe problematik për dikë.

Mund të lindë ‘Premier Tour’, ky është emërtimi i sistemit të ri të mundshëm. Një sistem që do të vlerësonte turnetë më të rëndësishëm, Slam dhe Masters 1000, që do të ishin turnetë e referimit në një kalendar që do të krahasohej me atë aktual të Formula 1. Pra, më pak evente, të qartë dhe më të vlerësuar në krahasim me sa ndodh tani.

Kjo do të thotë një afrim mes turneve Slam dhe 1000, në linjë me atë që ka deklaruar Andrea Gaudenzi, president i Atp, në finalet e Torinos: “Të ngushtohet hendeku mes Masters dhe Slam është një e mirë për të gjithë. Tani ka një distancë shumë të madhe”.

Bëhet fjalë për një sistem qartësisht më elitar, që do të niste me shtysën e organizatorëve të 4 turneve Grande Slam, të cilët synojnë një partnership me të paktën 10 turne të tjerë. Skenari, sipas informacioneve të deritanishme, parashikon një sistem me ftesë për gjithë sezonin, i ngjashëm me atë që ndodh sot në golf.

Sistemi i ri do të përfshinte si Atp (meshkujt), ashtu edhe Wta (femrat). Ai do t’u mundësonte lojtarëve më të mirë të botës të planifikojnë më mirë kalendarin e tyre, duke u përqendruar në më pak evente se tani.

E gjitha kjo pa eleminuar turnetë aktualë 500 dhe 250, ku do të luanin tenistët e tjerë (përveç atyre big, nëse duan) me objektivin për të fituar pikë për kualifikimin në ‘Premier Tour’. Një lloj kategorizimi në A dhe B. Skenari i përfolur do të mbronte turnetë më të rëndësishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë