Lojëra me Dore

Tenis/ “Mbretërit” rrinë e vështrojnë në Montekarlo, koha e Tsitsipas dhe Rublev

Pa Rafael Nadal 11 herë “mbret”, pa numrin 1 në botë Novak Gjokoviç, pa kampionin e fundit Fabio Fonjini dhe pa Danil Medvedev të ndalur nga Covid-i, Montekarlo sheh për herë të parë në gjysmëfinale britanikun Daniel Evans, grekun Stefanos Tsitsipas, rusin Andrei Rublev dhe norvegjezin Kasper Rud.

Sot luhet gjysmëfinalja e parë mes Daniel Evans dhe Stafanos Tsitsipas, për të avzhduar më pas me gjysmëfinalen tjetër mes Andrei Rublev dhe Kasper Rud. Janë 2-0 në favor të grekut precedentët me Evans: Tsitsipas e ka mundur rivalin në 2020-ën në Dubai (6-2 6-3) dhe në Hamburgo (6-3 6-1). Rusi Rublev e ka mundur 3 herë norvegjezin, në 2019-ën në Hamburg (3-6 7-5 6-3), në 2020-ën sërish në Hamburg (6-4 6-2) dhe në 2021-shin në Australi (6-2 7-6 dhe tërheqje).

Për Evans është gjysmëfinalja e tetë në karrierë, e para në turnetë “Masters 1000”. Për Rud është gjysmëfinalja e 9-të në karrierë, po e 9-ta në tokë dhe e dyta në një “Masters 1000”, pas asaj të Romës në 2020-ën, ku humbi ndaj Gjokoviçit. Për Rublev është e 12-ta në karrierë, dhe e 4-ta në tokë. Për Tsitsipas është gjysmëfinalja e 26-të, 2 8-ta në tokë, dhe e 5-ta në turnetë “Masters 1000”. Rublev-Tsitsipas do të ishte një finale më interesante për prestigjin e turneut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë