“Unë dhe Ibrahimoviç të vjetër dhe fitues? Më pëlqen filozofia e tij: sa më shumë kalojnë vitet, aq më i ri ndihem. Ai është vërtet simboli i mentalitetit ballkanik: forcë për të mos u zorëzuar kurrë dhe besim i madh në vetvete”.
Janë fjalë të dala nga goja e Novak Gjokoviç gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport” në prag të “ATP Finals” në Torino. “E gjej veten shumë tek Ibrahimoviç, – ka shtuar numri 1 në botë, – mentaliteti i kampionit që respekton të tjerët, por që hyn në fushë me vetëdijen e kualitetit të tij, që rrjedh nga etika e punës”.

“Në fushë deri 40 vjeç? Më duhen edhe 6… Sigurisht, tërheqja nuk është ende në horizontin tim”, – ka theksuar më tej tenisti serb, ndërsa për “Finals”, që fillojnë të dielën dhe që Gjokoviç mund t’i fitojë për herë të 6-të, duke barazuar Federerin, ka thënë:
“Unë luaj në çdo turne me ambicien për ta fituar, është e qartë. Por në “Masters” janë tetë lojtarët më të mirë, kështu që nuk ka asnjë garanci. Të kesh një objektiv të ndihmon të kesh motivimin e duhur, të kesh përqendrim në çdo aspekt të lojës, por mendoj se motivimin më të madh secili e gjen brenda tij, me besimin në mundësitë e tij”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




