Gazeta Si – Gjykata e Posaçme dërgon në gjyq deputetin socialist Palurent Nreca dhe 15 të tjerë për akuzat e shkeljes së barazisë në tenderë, gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Ata akuzohen se në kundërshtim me ligjin dhe duke favorizuar një kompani private kanë dhënë më shkelje tenderat për rikonstruksionin e 6 komisariateve në vend.
Akuza zyrtare deputetit socialist iu komunikua më 25 tetor. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka bërë një kallëzim për këtë rast pasi nga auditi zbuloi se ka pasur shkelje të ligjit.
Gjithashtu ky institucion deklaroi se është konstatuar rritje e paargumentuar e vlerës së kostos së tenderit.
Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë Titullari i Autoritetit Kontraktor, kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.
Anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj, Lira Kolasi, dhe Blendi Kovi, së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përfshirë Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore të prokurimit.
Gjithashtu, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari, dhe Aida Shehi, kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore.
Një komision për marrjen në dorëzim të projektit, i përbërë nga Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi ka nënshkruar procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar.
Nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë.
Deri në këtë moment, kjo vlerë nuk është ekzekutuar ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit.
Më herët, Ndreca i ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe kërkoi pushimin e hetimeve.
Të akuzuarit e tjerë krahas Plarent Ndrecës:
Denisa Skënderajn
Blendi Kovin
Lira Kolasin
Ferdinant Tarazhin
Grida Isufin
Jonarda Qurkun
Lindita Mukajn
Silva Dautin
Denisa Klosin
Julia Hysën
Elora Kokalarin
Aida Shehin
Klejdi Meçon
Emiliano Mehmetin
Erand Rrobaçin
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.