Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot paradite stërvitjen e fundit në Shqipëri, ndërsa pasdite do të udhëtojnë drejt Minskut, ku të premten do të luajnë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë. Fillimisht u tha se Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani do të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Nuk kanë kaluar shumë kohë dhe FSHF ka dalë një reagim zyrtar, duke mohuar kategorikisht lajmin e përhapur në media. Në deklaratë thuhet se Kombëtarja ka marrë sot përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe atje kanë dalë të gjithë negativë, ndërsa Ismajli dhe Ramadani do të mungojnë për arsye dëmtimi.
Njoftimi i FSHF-së – ‘’Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.
I bëjmë thirrje medias të distancohen nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën’’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







