Gazeta Si – Një tjetër shpërndarës droge, në kuadër të operacionit “Tempulli” u arrestua nga policia.
Në rrugën “Gjergj Legisi” në zonën e Laprakës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 23 vjeç.
Gjatë kontrollit, 23-vjeçariut i janë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.