Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar këtë të mërkurë në vijim të operacionit policor anti-drogë të koduar “Tempulli”.
Në pranga kanë rënë Bruno Xhaferaj, 30 vjeç, Agron Mema, 34 vjeç dhe Rediol Mekolli, 23 vjeç, të cilëve gjatë kontrolleve u janë gjetur 310 doza kokainë të gatshme për shitje.
Arrestimi i të rinjve është kryer në rrugën “Pap Gjon Pali II”, ku gjithashtu u kanë sekuestruar 5 telefona celularë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




