Ka ndodhur

Tempulli / Dyshohet se i përkiste grupit kriminal, zbulohen 32.7 kg kanabis në një zonë të pyllëzuar në Shkodër

Nga Gazeta Si- Policia e Shkodrës ka zbuluar rreth 32.7 kg kanabis, e tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar, ndërsa dyshohet se i përket një grupi kriminal të përbërë nga 11 persona. Bëhet fjalë për vijimin e operacionit policor “Tempulli”, për të shkatërruar plotësisht produktet e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Droga u zbulua në fshatin Plan.

Deri më tani, Policia ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre. Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi. Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë